Kukësi për titull kampion, Duro: Të sjellim të paktën një trofe, kampionati…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 23:17

Kukësi për titull kampion, Duro: Të sjellim të paktën një trofe, kampionati…

Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro pranon se në mungesë të një sulmuesi rezervë është i gatshëm të aktivizojë Kristal Abazajn në qendër të sulmit.

abazaj bylis kukesi

Në lidhje direkte me “Pressing”, Duro shprehet se Abazaj di të luajë në mënyrën e duhur në të gjithë vijën e sulmit duke shtuar se ai do të jetë “xholi” i verilindorëve. Për sa i përket merkatos, Duro rrëfeu se klubi do të tentojë për 1-2 futbollistë deri në përfundim të merkatos.

Sulmuesit rezervë për Kukësin dhe merkato: Përveç Shkurtajt, kanë munguar dhe lojtarë të tjerë, në Laç kemi patur 5-6 mungesa. Morëm rezultate negative. Uroj që Shkurtaj të mos dëmtohet, ka një gjendje shumë të mirë fizike, e pashë në Turqi. Mirlind Dakun nuk doja të largohej, por donte pak kohë të përshtatej meqë erdhi me huazim.  Abazajn jeni mësuar ta shihni ne Luftëtarin në krah, e pashë dhe në qendër të sulmit gjatë 5-6 ndeshjeve ku është përshtatur shumë mirë edhe kur nuk luante Shkurtaj. Abazaj ka luajtur aty dhe ka bërë saktë.Deri në momentin e fundit, mund të marrim 1-2futbollistë”, përfundoi Duro.

Për sa i përket objektivave sezonalë dhe kundërshtarëve për titull, Duro i respekton të gjithë rivalët Partizanin, Tiranën dhe Bylisin, pa dashur të bëjë diferencime. Megjithëse Kukësi renditet në vendin e parë në kampionat, Duro thekson se ka për qëllim të sjellë të paktën një trofe këtë sezon te verilindorët, ndërsa titulli kampion varet nga ecuria gjatë vitit.

kukesii

Objektivi i sezonit: S’është problemi të dalim vend 4-5. Jemi të qartë, është fitimi i një trofeu. Nuk kam pasur asnjë lloj presioni. Kam bërë punën profesionale me stafin dhe lojtarët dhe strukturat e klubit. Nuk kemi presion, futbolli kështu është, shkon mirë apo keq.

Tirana apo Partizani: Nuk dua të bëj diferencime, patjetër që klasifikimi nuk më lejon të bëjë diferencime të shumta. Partizani duhet respektuar si kampion në fuqi dhe ekipet sipas klasifikimit, as Tiranës, as Bylisit, as Laçit të luftojnë për trofe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"