Kukësi për historinë, por luhet edhe për milionat. Kalimi i turit vlen… 960 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 10:20

Kukësi për historinë, por luhet edhe për milionat. Kalimi i turit vlen… 960 mijë euro

Në lojë janë afro 1 milion euro dhe te Kukësi nuk duan që t’iu ikë nga duart ky shans. Klubi e nis aventurën europiane me 540 mijë euro të sigurta. Kjo është në rastin më keq, pra, të eliminohet nga Valeta në Champions dhe më pas të ketë të njëjtin fat edhe në turin e dytë të Ligës së Europës. UEFA jep 280 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa 260 mijë euro për turin e dytë të Ligës së Europës.

kukesi

Në rast se Kukësi arrin të kualifikohet ndaj Valetës, atëherë ka të sigurta 960 mijë euro. Llogaria është e qartë: 280 mijë euro për turin e parë, 380 mijë euro për turin e dytë dhe 300 mijë euro për pjesëmarrjen në “play-off” të Ligës së Europës. Me këtë variant supozohet që Kukësi, pasi kalon në turin e dytë të Champions, siguron direkt fazën “play-off” të Ligës së Europës. Edhe në rast eliminimi aty, në total në arkat e klubit do të shkojnë 960 mijë euro.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"