Kukësi-Partizani sfidë delikate, humbësi zhytet më shumë në presion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 17:47

Kukësi-Partizani sfidë delikate, humbësi zhytet më shumë në presion

Kukësi, Partizani dhe Apolonia janë skuadrat e vetme që e kanë zero kolonën e pikëve pas javës së parë të kampionatit. Në javën e dytë Kukësi dhe Partizani do të ndeshen mes tyre, ku të dyja ekipet janë në kërkim të pikëve të para sezonale. Pa dyshim bëhet fjalë për një duel mes dy skuadrave që janë shikuar në dekadën e fundit gjithnjë si pretendente për trofe.

Partizani-Kukesi

Pritshmëritë që kanë dy ekipet bën që humbësit të këtij takimi t’i shtohet më shumë presioni, i cili për shumë arsye është më i lartë në kampin verilindor, ku investimet kanë qenë të mëdha. Të dy ekipet do të zbresin nesër në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” me shpresën që do të bëjnë kthesën, por mbi humbësin pikëpyetjet do të jenë më të mëdha për pjesën në vazhdim. Në dallim nga Kukësi, te Partizani nuk është bërë dramë humbja në start.

Edhe në sezonin 2018-2019, ku Partizani fitoi titullin kampion, e nisi kampionatin me humbje në transfertë. Dy vite më parë, Partizani nën drejtimin e Skënder Gegës, aktualisht trajner i Kukësit, u mposht 1-0 nga Skënderbeu në Korçë, me penallti të Gjergji Muzakës. Në dy sezonet e fundit Kukësi është justifikuar shpesh me luajtjen e ndeshjeve pa tifozë, por këtë edicion të gjithë konsiderohen si të barabartë, për vetë faktin se luhet pa praninë e spektatorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"