Kukësi-Partizani, kryendeshjen e javës e gjykon një arbitër “non-grata” nga kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 9:42

Kukësi-Partizani, kryendeshjen e javës e gjykon një arbitër “non-grata” nga kampionët

Ndeshjen kryesore të javës së 11 të Kategorisë Superiore, atë mes Kukësit dhe Partizanit që do të luhet sot në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”, do ta gjykojë një arbitër i shpallur “non-grata” nga kampionët.

Andi Koci Kukesi - Vllaznia

Pikërisht Andi Koçi është i përzgjedhuri i FSHF-së për të vendosur drejtësi në këtë takim. Kujtojmë që sezonin e shkuar, pas një ndeshjeje Kukësi-Vllaznia të përfunduar 1-1, klubi verilindor doli me një komunikatë për shtyp ku listonte vendimet e gabuara të Koçit, duke i kërkuar FSHF-së që ky gjyqtar të mos gjykonte më ndeshjet e tyre.

Megjithatë Koçi e ka gjykuar edhe njëherë tjetër Kukësin gjatë këtij sezoni, në ndeshjen ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, e mbyllur 0-3 për kampionët, ku u krijuan polemika mbi një gol të Elis Bakajt, i cili përfitoi teksa lojtarët vendas e lanë lojën në momentin që u gënjyen nga një bilbil që vërshëlleu nga tribunat e tifozëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"