Kukësi-Partizani, dy ekipet u paraqitëm me kapitenë të rinj në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 15:17

Kukësi-Partizani, dy ekipet u paraqitëm me kapitenë të rinj në fushë

Si Kukësi ashtu edhe Partizani kanë pasur dy kapitenë të rinj në fushë në ndeshjen e djeshme. Në mungesë të Hallaçit dhe Koliçit, te kampionët shiritin e kapitenit e ka mbajtur qendërmbrojtësi shtatlartë, Ylli Shameti. Ndërsa te Partizani, në mungesë të Bathës, ishte Lorenc Trashi ai që u “gradua” kapiten në takimin e djeshëm.

trashi shameti

Me sa duket, Alban Hoxha nuk ka pranuar që të mbajë shiritin, duke konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen përfundimtare nga ky post. Kështu që aktualisht në kampin e kuq, zv.kapiten është Trashi, i cili ishte dje një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Kjo ka qenë hera e parë gjatë këtij sezoni që dy futbollistët kanë mbajtur shiritin e kapitenit te skuadrat përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"