Kukësi pa alternativa, por Hallaçi e ka një ide për Bylisin/ Si pritet të rreshtohen verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 21:19

Kukësi pa alternativa, por Hallaçi e ka një ide për Bylisin/ Si pritet të rreshtohen verilindorët

Kukësi do të luajë të premten me Bylisin në transfertë, me synimin e vetëm për të marrë tri pikët. Një përballje e vështirë, duke u nisur edhe nga fakti që verilindorët vijnë në këtë sfidë pa shtatë lojtarë nga pjesa e parë e kampionatit, ndodhur kjo pas largimeve në merkaton e janarit.

Hallaci Kukesi

Nga ana tjetër, mungojnë afrimet dhe në njëfarë mënyre skuadra është e cunguar përpara këtij takimi. Gjithsesi, përpos gjithë situatës ku ndodhen, në Kukës nuk kanë ndërmend të krijojnë alibi, por presin të marrin maksimumin. Ndeshja me Bylisin konsiderohet si përballje direkte, duke parë edhe klasifikimin, ndaj edhe motivimi do të jetë maksimal.

FORMACIONI- Detyrën më të vështirë nesër do ta ketë trajneri Rrahman Hallaçi, i cili do të duhet të sajojë me atë që mundet titullarët, që do të hedhë në fushë. Në fakt, duke parë largimet, bëhet fjalë për një ekip të cunguar dhe mungesa e alternativave është e qartë.

Për këtë arsye, Hallaçi ka menduar edhe ekipin që do të hedhë në fushë, me përjashtim të ndonjë dyshimi të vogël në mbrojtje. Kështu, në portë do të jetë Halimi, i cili do të vijojë ta ruajë këtë pozicion i pashqetësuar deri në momentin e rikuperimit të Angelo Tafasit. Në mbrojtje pritet rreshtimi me katër, me Ndrecën dhe Dragoshin nga krahët, ndërsa në qendër të saj Ilieski me Ebert.

Në gatishmëri është edhe Bytyçi, i cili mund tëzërë një vend në qendër dhe tëulë një nga shokët e tij në stol. Në mesin e fushës, përparambrojtjes do të jenë Mbarak me Shqiprim Taipin, të cilët do të kenësi detyra mbrojtëse, ashtu edhepër të hapur lojën përpara. Nësulm do të jetë i vetëm braziliani Barbosa, i ndihmuar nga trefutbollistë me tipare sulmuese.

Pas tij në qendër pritet kapiteni Gjelbrim Taipi, ndërsa Basha meHaxhiun me shumë gjasa do tëjapin ndihmën e tyre nga krahët. Me një 4-2-3-1, në Kukësshpresojnë të dalin me kokën lart nga transferta ballshiote.

KUKESI

MISTERI I AFRIMEVE- Fakti që po habit të gjithë në Kukëslidhet me afrimet, të cilat, ndryshe nga sa pritej, nuk po ndodhin. Duket se merkatoja në hyrje është një mister më vete, pasijo vetëm që nuk ka prurje, porka edhe mungesa emrash që shihen pranë skuadrës.

Mesa duket, klubi po has më shumë vështirësi nga sa mendohej për të gjeturlojtarët që i duhen. Megjithatë, merkatoja është e hapur derinë fund të muajit dhe ka endekohë për të ndërhyrë, por nënjë kohë kur kampionati po nis,duhet të kishin ndodhur sa mëparë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"