Kukësi nuk ndalet në merkato, prezanton edhe mesfushorin 26-vjeçar (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 18:25

Kukësi nuk ndalet në merkato, prezanton edhe mesfushorin 26-vjeçar (Video)

Kukësi ka goditur në orët e fundit të merkatos, teksa ka prezantuar një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin algjerian me pasaportë franceze, Çafik Tigroudja.

40460131_1547597408718934_4328218460359229440_n

Konfirmohet kështu lajmi i publikuar nga “Panorama Sport”, teksa Tigroudja ka firmosur ditën e sotme një kontratë 2 vjeçare me klubin verilindor, ndërsa më parë është aktivizuar te skuadrat franceze e Niort dhe Les Harbiers si dhe së fundmi ka qenë pjesë e Alkit në Qipro.

NJOFTIMI I KLUBIT:

I bashkohet dhe një tjetër mesfushor FK Kukësit!

Chafik Tigroudja luan si mesfushor qëndre me tipare ofensive, por mund të luajë edhe si sulmues i dytë. 26 vjeçari algjerian me pasaporte franceze ka firmosur një kontratë dy vjeçare me FK Kukësin. Fillimet e tija kanë qënë në Niort në Francë, ndersa së fundmi ka qënë pjesë e kampionatit qipriot te Alki.

Welcome Chafik Tigroudja!

wdwq

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"