Kukësi nuk ka luks për pushime, nis stërvitjen për Bylisin. Ritëm dhe porosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 9:41

Kukësi nuk ka luks për pushime, nis stërvitjen për Bylisin. Ritëm dhe porosi

Kukësi nuk e ka luksin të pushojë, ndonëse të martën ekipit iu desh që të luante me Lushnjën. Skuadra ka zbritur direkt në fushë dje, për të kryer stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Bylisin. 

kukesi 3-1

Javën e 22-të për Kategorisë Superiore do ta luajnë në transfertë dhe përballë një ekipi që i ka hapur punë kujtdo këtë sezon. Grupi ishte i plotë dhe i gjithi nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro. Ritmi ishte i lartë dhe sidomos për ata që nuk u përfshinë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Seanca e stome do të kryhet paradite dhe pritet që të jetë përcaktuese për të “vulosur” edhe 11-shen. Mungesa për fat nuk ka, as prej dëmtimeve dhe aq më pak prej pezullimeve. E megjithatë, janë dy lojtarë që duhet të ruhen nga kartonët. Eduart Rroca dhe Vesel Limaj kanë nga 3, ndaj një i 4-t në Ballsh do t’u kushtonte Tiranën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"