“Kukësi nuk është ekip që fiton lehtë”, Longo duket i lehtësuar: Më në fund një ndeshje ku kemi vazhdimësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 20:04

“Kukësi nuk është ekip që fiton lehtë”, Longo duket i lehtësuar: Më në fund një ndeshje ku kemi vazhdimësi

Diego Longo, trajneri i Kukësit, e ka cilësuar këtë si një ndeshje të parë me vazhdimësi loje pas dy muajsh të vështirë për skuadrën e tij. Tekniku është shprehur për “Supersport” pas sfidës se ekipi kishte bërë mirë edhe pse vazhdonte të vuante për të siguruar fitoret.

longo

“Dua të bëj diçka, që duhet të bëj dhe e ndjej. Javën e kaluar nuk munda. Dua të uroj Tiranën për titullin, se e merituan. E bëra privatisht por është korrekte që ta them edhe këtu. Dhe e dyta është që i uroj Dinamos e Skënderbeut të kthehen në Superligë sa më shpejt se bëhet fjalë për klube të mëdha me traditë dhe është mëkat që të jenë më poshtë.

Në këtë lloj ndeshje duhet të vuash, sakrifikosh, nuk është ekip që fiton lehtë, duhet të luftosh, është ADN jonë. Ne luftojmë për këta njerëz fantastikë që na mbështetin.

Kishim shumë mundësi, kemi shpërdoruar shumë gola, por përsëri e provuam. Bëmë më të mirën, të them të drejtën e vazhdoj të them se e kemi kaluar shumë keq këto muaj, ishte shumë e vështirë. Jemi munduar të luajmë, kjo është ndeshja e parë ndoshta që kishim vazhdimësi dhe jam i lumtur që erdhi kjo fitore që e meritonim.

Dua t’i kushtoj fitoren stafit që kanë vuajtur, kanë vazhduar të mos dorëzohen. Kanë bërë më të mirën, edhe lojtarët që kanë vuajtur por më në fund ia dolën”, tha Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"