“Kukësi nuk e mund Tiranën”, Muça: Verilindorët nuk janë ekip sakrifice

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 10:15

“Kukësi nuk e mund Tiranën”, Muça: Verilindorët nuk janë ekip sakrifice

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur Shkëlqim Muça beson se Tirana do t’ia dalë të mundë rivalin direkt Kukësin në sfidën e së shtunës.
Muca
Në emisionin “Rubrika Sportive” të “RTSH Sport”, Muça shton se verilindorët nuk janë një skuadër që sakrifikojnë në fushë, ndërsa thekson se edhe nëse Tirana barazon me skuadrën e Orges Shehit mbeten favorite për titullin kampion.

“Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Nëse Tirana e mund Kukësin, mbaron çdo gjë. Nuk besoj se Kukësi mund të fitojë kundër Tiranës. Tirana mbetet e favorizuar edhe nëse barazon se e mban larg Kukësin. E pashë në vështirësi Kukësin në pjesën e dytë me Bylisin, dukej një ekip i shpartalluar.

Tirana për momentin është më në formë dhe më e motivuar. Kjo është ndeshja direkte. Nëse e mund në ndeshje direkte, mbyllet kampionat

Kukësi ka shumë cilësi, por nuk ka një grup, një skuadër, ka lojtarë në çdo pozicion. Në mbrojtje ka ndonjë problem,  sepse kur i dëmtohet ndonjë lojtar, i bie cilësia. I ka rënë cilësia në mbrojtje nga Obanor, por nuk është skuadër sakrifice, që ta shohësh gjithmonë një eklip që të ketë agresivitet në lojë. Lojtarët që Kukësi ka përpara, në spektin mbrojtës nuk janë lojtarë që sakrifikojnë për skuadrën, që arrijnë të ushtrojnë presion te kundërshtari. Nuk janë lojtarë që kanë krijuar lidhje me njëri-tjetrin, kompaktësi. Mendoj se është fitore e dhuruar sot, se e panë të gjithë që nuk është penallti, por ishte fitore e rëndësishme”, deklaroi Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"