Kukësi në vështirësi, Shehi duhet të llogarisë 3 mungesa për ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 20:53

Kukësi në vështirësi, Shehi duhet të llogarisë 3 mungesa për ndeshjen e radhës

Dhe pse në letër Kukësi luan një ndeshje të lehtë ndaj Luftëtarit, nënkampionët nuk e neglizhojnë aspak këtë sfidë, pasi ishin pikërisht gjirokastritët që i prishën planet Kukësit të Shpëtim Duros.

kukesi luftetari

Barazimi i parë për verilindorët erdhi pikërisht në Gjirokastër më 22 janar të këtij viti, i cili i zbriti me këmbë në tokë. Gjithsesi, problematikat e mungesave për këtë takim janë të shumta për ekipin e drejtuar prej Orges Shehit, pasi Shkurtajt dhe Mustës që mungojnë për shkaqe dëmtimi iu bashkohet dhe qendërmbrojtësi Erhun Obanor, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë me kartonin e marrë në Korçë.

SHKURTAJ]

emiliano musta

khalid obanor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"