Kukësi në hall për stadiumin, ja ku mund të luhet ndeshja me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 9:57

Kukësi në hall për stadiumin, ja ku mund të luhet ndeshja me Teutën

FSHF ka vendosur që Kukësi-Teuta të luhet ditën e hënë, një ditë pas 4 ndeshjeve të tjera. Në njërën anë verilindorët i gëzohen shtyrjes me 24 orë pasi kanë mundësi që të rikuperojnë plotësisht lojtarë të dëmtuar: si Shkodra, Maliqi apo edhe Shameti. Por në anën tjetër, nuk po gjen qetësi, pasi nuk kanë ende një fushë ku do ta luajnë këtë takim.

stadiumi kamza

Me “Elbasan Arenën” dhe “Loro Boriçin” që janë zyrtarisht të padisponueshme, nënkampionët e vendit nuk dinë nga të shkojnë. Në Shkodër, sikundër dihet, po bëjnë gati fushën për takimin e Kombëtares me Skocinë, ndërsa në “Elbasan Arena” është mbjellë bar i ri për shkak të angazhimeve të Kombëtares. Në kësi kushtesh, shanset për të luajtur në këto dy impiante janë “zero”. Kamza mbetet alternativa e vetme, ndaj pritet që të nisin negociatat dhe të gjejnë akordin që ta luajnë aty javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Mbas ndeshjes me Teutën do të jetë Rexhinaldo ai që do të udhëtojë drejt Mozambikut për t’u grumbulluar me Kombëtaren e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"