Kukësi në hall, klubi kroat bllokon mesfushorin Gllavica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 10:17

Kukësi në hall, klubi kroat bllokon mesfushorin Gllavica

Kukësit i prishen planet për mesfushorin Dejan Glavica. Drejtuesit kanë marrë lajmin e keq se klubi i Varazhdin nuk e lejon 26-vjeçarin që të transferohet te kampionët e Shqipërisë.

unnamed-1-23

Klubi kroat zotëron kartonin e mesfushorit të djathtë dhe në momentin që futbollisti iu ka bërë të ditur se ai kërkon të transferohet në një klub tjetër, jashtë Kroacisë, drejtuesit e kanë refuzuar këtë kalim dhe i kanë theksuar lojtarit se nuk i japin lejen e kalimit dhe se ai duhet të zbatojë kontratën, që i skadon në qershor.

Kështu që, me shumë gjasa, futbollisti i shumë pëlqyer nga trajneri Peter Pakult, nuk do t’i bashkohet Kukësit. Vetëm nëse ndodh ndonjë gjë e papritur dhe drejtuesit e Varazhdin ndërrojnë mendje, atëherë ky kalim mund të konkretizohet, por momentalisht, përgjigja ka qenë negative.

glavica

Mesfushori kroat u duk sikur u bë pa ardhur futbollist i Kukësit, pasi drejtuesit kishin konkretizuar marrëveshjen me të dhe kjo situatë që ndodhi ishte e paparashikuar. Tashmë, tekniku Pakult do studiojë alternativë tjetër për krahun e djathtë të mesfushës.

Glavica ka luajtur që në moshën 18- vjeçare si titullar me Varazhdin në elitën e futbollit kroat dhe në atë kohë konsiderohej si një talent, aq sa ishte pjesë e Kombëtareve të moshave e më vonë u thirr edhe në Kombëtaren U-21.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"