Kurohej në Turqi prej koronavirusit, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 21:10


Kurohej në Turqi prej koronavirusit, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega kthehet sot në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm. Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare. 
127859291_2435392369939429_1502563386731886939_o
57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi. Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit. Gega orientoi skuadrën drejt fitores ndaj Vllaznisë 2-4 ditën e diel duke dhënë direktiva për stafin teknik dhe lojtarët.

Tashmë, ai pritet t’i bashkohet shpejt ekipit.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega!

gega kukesi

FOTOLAJM/ Me maskë oksigjeni dhe telefonin përpara, shikoni si e ndjek ndeshjen nga spitali trajneri Gega

“Dola negativ në tamponin e fundit, u shkatërrova 16 ditë me ilaçe”, Gega flet nga Turqia: Kam filluar terapi për mushkëritë

Lajme të mira nga Turqia, reagon Skënder Gega: Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën, tani jam drejt përmirësimit

Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë, “COVID-19” përkeqëson gjendjen e trajnerit të Kukësit

“Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, klubi i Partizanit pranë trajnerit Gega në këto momente të vështira

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/