Kukësi në Champions? Ja si reagon klubi i Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 23:06

Kukësi në Champions? Ja si reagon klubi i Skënderbeut

Klubi i Skënderbeut pret vendimin final të KAS-it të Lozanës sa i përket pjesëmarrjes ose jo në Ligën e Kampioneve. Edhe pse UEFA zyrtarizoi listën e klubeve pjesëmarrëse, për Skënderbeun kjo nuk do të thotë asgjë. Zëdhënësi i klubit korçar, Enea Zhidro, për “Panorama Sport”, u shpreh:

skenderbeuuuu

“Ne si klub jemi në pritje të vendimit nga KAS-i i Lozanës nëse do të marrim pjesë ose jo në Ligën e Kampioneve. Deri më tani që po flasim nuk na ka ardhur një njoftim nga KAS.

Zhidro

Sa i përket listës që ka publikuar UEFA, ajo është diçka formale, pasi në rast se KAS na jep të drejtë, normalisht që do të ndryshojë. Edhe dy vite më parë pati një precedent të tillë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"