Kukësi ndryshon edhe stërvitjen pas orarit të ndeshjeve, shikoni axhendën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 9:27

Kukësi ndryshon edhe stërvitjen pas orarit të ndeshjeve, shikoni axhendën e re

Kukësi ka ndryshuar axhendën e stërvitjes, teksa po përgatitet vetëm në orët e mbrëmjes, pikërisht në 20:30 në “Football Republic”.Kukesi

Ky vendim për të bërë stërvitje në mbrëmje është marrë nga stafi për t’u përshtatur me orarin e ndeshjes së radhës ndaj Teutës, por edhe për faktin se në mbrëmje temperaturat nuk janë aq të larta sa në oraret e tjera.

Ndeshja ndaj Teutës do të luhet nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena”. Mungesa të sigurta janë Vasil Shkurtaj, Erhun Obanor dhe Bruno Lulaj. Dy të parët janë të dëmtuar, ndërsa mbrojtësi ka 4 kartonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"