Kukësi mposht Labonishtin, Alla: Nuk më erdhi mirë për eliminimin nga Liga e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 14:44

Kukësi mposht Labonishtin, Alla: Nuk më erdhi mirë për eliminimin nga Liga e Kampioneve

Kukësi nuk ka falur në miqësoren e djeshme të luajtur në qytetin e Strugës ndaj skuadrës vendase, modestëve të Labonishtit. Trajneri Milinkoviç ka hedhur në fushën e lojës një formacion miks, megjithatë triumfi nuk është vendosur asnjëherë në diskutim. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Naser ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës pas një goditjeje të saktë nga pika e bardhë.

labonisht kukesi1

Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët e stolit. Edhe pse ekipi vendas u mundua që të barazonte shifrat nuk ka mundur, pasi Koldashi në të 87-ën ka realizuar edhe golin e dytë. Ajo që ka rënë në sy në këtë përballje ishte aktivizimi i Albi Allës, që dje u bashkua me ekipin. Miqësoren e ka ndjekur edhe ishtrajneri i Kukësit, Artim Shaqiri.

labonisht kukesi

SKERDILAID SULOZEQI

Alla: Nuk më erdhi mirë për eliminimin nga Liga e Kampioneve

Mbrojtësi i Kukësit Albi Alla ka folur për përshtypjet e tij pasi u ribashkua me skuadrën kampione të Shqipërisë.

Rinovimi

“Tani mendoj vetëm për futbollin vetëm për kampionatin. E gjetëm gjuhën e përbashkët me klubin dhe tani shikojmë përpara.”

Eliminimi nga Liga e Kampioneve

“Nuk më erdhi mirë për eliminimin. Çunat dhanë maksimumin, bënë gjithçka dhe për mua ishte vetëm çështje fati.”

Sezoni i ri

“Shpresoj të kem shëndetin dhe ta nisim siç e mbaruam, me një kupë. Besoj që edhe ekipi jonë është forcuar dhe tani do t’ia lëmë fushës. Më kishte munguar ekipi, shokët dhe atmosfera e mirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"