Kukësi mposht Dinamon në miqësore, Shtubina shënon golin e parë për kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 20:58

Kukësi mposht Dinamon në miqësore, Shtubina shënon golin e parë për kampionët

Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e dytë të fazës përgatitore që po zhvillon nën drejtimin e trajnerit të ri Mlladen Milinkoviç. Tekniku serb i ka matur forcat e të tijve në një test kundër skuadrës së Dinamos. Takimi u zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

kukesi dinamo

Kampionët fituan me rezultatin 2-1 falë golave të realizuar nga Ndriçim Shtubina dhe Kale në fillim të pjesës së dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në miqësoren e parë të zhvilluar para disa ditësh, Kukësi barazoi me rezultatin 3-3 përballë Lirisë së Prizrenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"