Kukësi mendon për merkaton, në radarin e verilindorëve edhe ish-futbolllisti i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 0:52

Kukësi mendon për merkaton, në radarin e verilindorëve edhe ish-futbolllisti i Flamurtarit

Në radarin e Kukësit është edhe ishmbrojtësi i Flamurtarit, Goran Siljanovski, ndaj të cilit mësohet se verilindorët kanë pasur kontakte dhe madje i kanë bërë një ofertë. Për momentin palët nuk po bien dakord me pagesën, pasi 30-vjeçari kërkon më shumë nga sa i kanë ofruar verilindorët, kështu bisedimet kanë mbetur pezull.

siljanovski

Mësohet se kuksianët duhet të fitojnë edhe duelin me Partizanin, pasi flitet se edhe të kuqtë kanë shfaqur interesim për maqedonasin.

Dy sezonet e fundit, pas largimit nga Flamurtari, mbrojtësi ka milituar në kampionatin maqedonas me ekipin e Rabotniçkit, teksa në sezonin që sapo lamë pas u aktivizua në 28 ndeshje me këtë skuadër, duke arritur të shënojë edhe një gol. Me sa duket, rikthimi i tij në Kategorinë Superiore duket më afër se kurrë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"