Kukësi mendon për merkaton, klubi verilindor ka gati afrimet e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 21:19

Kukësi mendon për merkaton, klubi verilindor ka gati afrimet e janarit

Më 14 janar rinis kampionati dhe te Kukësi janë në luftë me kohën për të pasur gati ekipin që do të përballojë pjesën e mbetur të sezonit.

shameti kukesi

Burime nga klubi bëjnë me dije se futbollistët që do të afrohen janë piketuar dhe madje kanë arritur marrëveshje paraprake, por zyrtarizimet pritet të ndodhin pas 1 janarit.

Duke qenë se ekipi ka çaluar gjatë këtyre javëve në të gjitha repartet, edhe afrimet do të ndodhin në të gjitha rolet në fushë.

Pritet të ketë të paktën pesë afrime, ndërsa në mbrojtje duket se është problematika më e madhe, pasi mungojnë alternativat, sidomos në qendër të saj, ku largimi i portugezit që ishte titullar, Tiago Ferreira, ka lënë një gropë jo të vogël.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"