Kukësi me mungesa në stërvitje, Milinkoviç në ankth për 2 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 19:53

Kukësi me mungesa në stërvitje, Milinkoviç në ankth për 2 titullarë

Kukësi ka vijuar stërvitjen në prag të ndeshjes me Lushnjën që do të luhet të shtunën, në orën 13:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Dje, në Pezë, trajneri Milinkoviç nuk ka pasur në dispozicion kapitenin Ylli Shameti dhe mesfushorin Millosh Kërkotiç.

kukesi

Mbrojtësi ka marrë pushim të detyruar nga stafi mjekësor prej një kontraktimi muskulor. Frika për një dëmtim ka bërë që mjekët të vendosin që ai të mos stërvitej dje, edhe pse sot gjasat janë që të rikthehet me grupin. Sa i përket malazezit, ende nuk mund të thuhet nëse do të jetë gati pas dëmtimit që pësoi në takimin e Kupës së Shqipërisë kundër Erzenit.

Lajm i mirë për trajnerin është rikthimi i Albi Allës pas pezullimit, si dhe riaftësimi nga dëmtimi i sulmuesit azer, Rauf Alijev. Mungesë e sigurt ndaj Lushnjës është Elton Kale prej kartonëve të verdhë.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"