Kukësi me hap kampioni në 13 javët e fundit, ja sa pikë kanë grumbulluar verilindorët në pjesën e dytë të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 9:50

Kukësi me hap kampioni në 13 javët e fundit, ja sa pikë kanë grumbulluar verilindorët në pjesën e dytë të sezonit

Ndalesa e kampionatit vjen në momentin më të mirë të skuadrës së Kukësit në kampionat, teksa në katër javët e fundit koleksionoi 10 pikë, duke pasur një ecuri pozitive. Pikë, që i dhanë mundësi skuadrës t’i largohet përkohësisht zonës së ftohtë dhe tani të synojë seriozisht edhe pjesëmarrjen në kupat e Europës.

kukesi

Gjithsesi, skuadra ka ende gjëra për të rregulluar, të cilët do t’i shërbejnë teknikut Hallaçi për të përçuar idetë e tij te kjo skuadër. Aktualisht, Kukësi ndodhet në vendin e gjashtë, dy pikë larg zonës së “play out”-it dhe tri larg zonës që të çon në Europë.

Një Kukës që në tërësi është shumë më dobët se ai i viteve të kaluara, por që në pjesën e dytë të kampionatit duket se është futur në shinat e duhura. Dhe, nëse vijohet në këtë rrugë, atëherë edhe mund të arrihet shpëtimi i sezonit.

GJYSMA E PARË – Kukësin mund ta ndash në dy pjesë në këto 26 javë. Në gjysmën e parë, 13 javë, pa Hallaçin në krye dhe gjysmën e dytë me të.

Gjatë 13 javëve të para verilindorët kishin koleksionuar vetëm 12 pikë, duke mos u ngjitur kështu asnjëherë në nivelin e pretenduar, duke parë investimet që u kryen në fillim të sezonit.

Skuadra kishte hyrë në vorbullën e rezultateve negative dhe vuri në një diskutim serioz edhe mbijetesën. Ndërrimi i trajnerëve nuk solli efektet që priteshin, duke detyruar më pas edhe Enkeleid Dobin të largohej për shkak të rezultateve të dobëta.

Këto 13 javë kanë qenë më të dobëtat në historinë e Kukësit në elitëne futbollit shqiptar.

GJYSMA E DYTË – Lëvizjet e bëra në pankinë sollën edhe ndryshimet e pritura në skuadër. Në po kaq javë (13) me teknikun aktual në krye, verilindorët kanë koleksionuar dyfishin epikëve, plot 23, duke ecur kështu me një hap kampioni, me një skuadër që duket tërësisht e rilindur.

Nëse kampionati do të fillonte kur në skuadër është ulur Rraman Hallaçi, Kukësi do të ishte mes pretendentëve për të fituar titullin kampion.

Një dorë të mirë i dha edhe merkatoja e janarit, e cila deri më tani ka rezultuare suksesshme, për aq kohë sa skuadra prodhon lojë dhe merr pikët.

Mbetet për t’u parë nësedo të vijohet edhe me këtë ritëm pas pushimit, në një kohëqë në Kukës është rikthyer optimizmi.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"