Kukësi me grup të plotë, Rroca ia del për Volfsburgun. Ja si do të luajnë verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 16:46

Kukësi me grup të plotë, Rroca ia del për Volfsburgun. Ja si do të luajnë verilindorët

Kukësi do të ketë një grup të plotë për të përballuar sot Volfsburgun. Në stërvitjen e fundit në “Air Albania”, trajneri Skënder Gega fiksoi formacionin, duke shuar çdo dyshim.

Kukesi

Në krahasim me atë që ka provuar gjatë javës, Gega vendosi që të përshijë si titullar fantazimin Rroca, për të cilin kishte dyshime pas dëmtimit në miqësoren ndaj Bylisit. Mesfushori është i gatshëm tashmë dhe pritet të luajë në krahun e djathtë.

Me skemën 4-5-1 dhe një mesfushë të ngjeshur, Kukësi do të mundohet të mos lërë hapësira për gjermanët dhe të godasë këta të fundit përmes kundërsulmeve.

formacion

Pritet që të debutojë sot si titullar me fanellën e verilindorëve edhe mbrojtësi i majtë, Besir Demiri. Në sulm do të jetë sërish nigeriani Patrik Eze, ndërsa nga stoli do ta nisë Enis Gavazaj. “Diga” në mesfushë do të jetë me Musollin, Telushin dhe Limajn.

 

for volf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"