Kukësi, Lushtaku zyrtarizon largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2015 | 14:24

Kukësi, Lushtaku zyrtarizon largimin

kukesiKushtrim Lushtaku ka zyrtarizuar dje largimin nga Kukësi. Burime në klub tregojnë se mesfushori ka tërhequr dokumentacionin, në një kohë që mësohet se vetë lojtari ka bërë kërkesë që dy muaj para përfundimit të kampionatit për t’u larguar nga skuadra.

Këtë kërkesë drejtuesit e kanë miratuar dhe Lushtaku tashmë është futbollist i lirë. Në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, kosovari u dëmtua rëndë në gju dhe do të qëndrojë disa muaj larg fushave.

Ndërkohë, lojtarët që nuk janë liruar ende nga Kukësi janë Hair Zeqiri dhe portieri Argent Halilaj. Ky i fundit pret të marrë letrat dhe të firmosë për klubin e Flamurtarit të Vlorës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"