Kukësi luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, klubi hap dyert për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 12:42

Kukësi luan ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, klubi hap dyert për tifozët

Kukësi do të presë në “Kukës Arena” skuadrën e Laçit për ndeshjen e javës së 33 të Superiores. skuadra verilindore nuk mund të hedhë më hapa të gabuar duke qenë se kampionati po mbaron dhe pozitat në klasifikim e kërcënojnë me rënie.

Kukesi

Ndaj Laçit, verilindorët kanë pasur fatin me vete këtë sezon, duke i mundur në 3 ndeshjet që janë përballur. Megjithatë, skuadrat vijnë ndryshe pasi kurbinasit pretendojnë deri në fund për një vend në Kupat e Europës. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, presidenca ka vendosur të hapë dyert për tifozët.

Kështu, hyra në “Kukës Arena” do të jetë pa bileta në mënyrë që ndaj Laçit të ketë sa më shumë tifozë. Duke parë se është e mërkurë dhe luhet në orarin zyrtar të punës (15:00), nuk pritet që të ketë shumë tifozë megjithatë numri i tyre ka qenë në rritje në ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"