Kukësi largohet nga Shqipëria, verilindorët udhëtojnë drejt Turqisë për fazën përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2020 | 14:05

Kukësi largohet nga Shqipëria, verilindorët udhëtojnë drejt Turqisë për fazën përgatitore

Skuadra e Kukësit është larguar na Shqipëria dhe ka udhëtuar drejt Turqisë për të kryer aty mini-fazën përgatitore, e cila do zgjasë deri në 17 janar.

kukesi

Trajneri Shpëtim Duro dhe lojtarët e tij, janë nisur sot në mëngjes me sa bëhet me dije nga klubi verilindor në rrjetet sociale.

Kukësi ndodhet në vendin e parë të tabelës dhe objektivi i vetëm është titulli kampion. Nevojat në merkato nuk janë të mëdha, pasi ekipi verilindor është thuajse i plotësuar, por nëse shfaqen lojtarët e duhur për disa role, nuk përjashtohte mundësia për të ndërhyrë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"