Kukësi konfirmon lajmin e “Panorama Sport”, prezanton goditjen e 3-të në merkato (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 13:21

Kukësi konfirmon lajmin e “Panorama Sport”, prezanton goditjen e 3-të në merkato (Video)

Pas portierit Faton Maloku dhe shkodranit Arlind Kalaja, nënkampionët e Kukësit kanë zyrtarizuar edhe goditjen e 3-të në merkato. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Shkupit, Edis Maliqi.

Kukesi558

“Panorama Sport” zbuloi dje ekskluzivisht se 23-vjeçari kishte arritur marrëveshjen me klubin verilindor dhe zyrtarizimi nuk vonoi shumë. Maliqi do të forcojë repartin e mbrojtjes të kuksianëve dhe është vlerësuar si një mbrojtës me premisa të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"