Kukësi kërkon fitoren ndaj Tiranës, Gega fikson titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 10:03

Kukësi kërkon fitoren ndaj Tiranës, Gega fikson titullarët

Kukësi ndaj Tiranës do të luajë me tredhëmbësh në sulm. Nisur nga ajo që trajneri ka përdorur në stërvitjet e fundit, mendohet se treshja e sulmit do të jetë e përbërë nga nigeriani Patrik Eze në majë, ndërsa në mbështetje të tij nga krahët do të jenë Agim Ibraimi dhe Albin Gashi.

Kukesi 5-0

Sa i përket mesfushës, trajneri preferon treshen Matheus-Limaj-Taipi. Edhe në mbrojtje katërshja që do të luajë thuajse është konfirmuar me dyshen Horiç-Hetemaj në qendër, Lulajn në krahun e djathtë dhe Demirin në krahun e majtë.

Gjithsesi, nga ajo që është provuar, ka dilema të mëdha për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi kandidatë potencialë janë Dragoshi dhe Vitija. Megjithatë, Gega i beson eksperiencës së Lulajt, i cili është lojtar polivalent dhe mund të luajë edhe në rolin e mesfushorit shkatërrues. Ndërkohë, dilema ka edhe për portën. Dashamir Xhika dhe Entonjo Elezaj luftojnë për një vend.

kuk for

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"