Kukësi katastrofë, Lushnja i jep leksion dhe hap kampionatin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 14:26

Kukësi katastrofë, Lushnja i jep leksion dhe hap kampionatin (Video)

Java e 14-të e Kategorisë Superiore ka nisur me një rezultat shokues. Kukësi i Milinkoviçit u mposht në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Lushnja e vendit të fundit. U mendua një takim i lehtë në letër për kampionët, por që në rezultoi fatal.

 

Prenci

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të me anë të qendërmbrojtësit Prençi. Me fillimin e pjesës së dytë, Kukësi hidhet në sulm dhe barazon shifrat me Bakajn. Lushnja nuk kënaqet me barazimin dhe shënon dy gola të tjerë me autor kapitenin Sefa.

FT

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Kukësi-Lushnja 1-3.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

90′ Bakaj provon me një gjuajtje nga jashtë zone, topi përfundon në duart e portierit Spaho.

87′ Lushnja kryen zëvendësimin e tretë largohet Canka në fushë Bufazi.

82′ GOOOL Lushnja 1-3. Një mosmarveshje në mbrojtje pas një topi të harkuar nga mesfusha, topi mbetet në zonë. Nuk fal Sefa duke shënuar golin e tretë. 

81′ Një tjetër mundësi për Kukësin. Peposhi kroson nga e majta për Shtubinën. Gjuajtja e shkodranit përfundon jashtë kuadratit.

80′ Ardit Peposhi provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

74′ Trajneri Milinkoviç provon edhe kartën e fundit. Largohet nga fusha Ethemi, në lojë Shtubina.

71′ Dy zëvendësime të menjëhershme për Lushnjën. Largohen Alushi dhe Meto në vend të tyre, Magani dhe Ruço.

70′ Lushnja shfaqet rrezikshëm dhe i afrohet ndjeshëm golit të tretë. Pepa kroson bukur nga këndi, Canka provon me një finte, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule.

67′ Zëvendësimi i dytë për Kukësin, largohet Rrumbullaku në vendin e tij Peposhi.

66′ GOOL Lushnja 1-2 Një top pa pretendime, Sefa nga jashtë zonës nuk mendohet dy herë gjuan duke përshëndetur rrjetën. Miqtë për herë të dytë në avantazh.  

61′ Guri kalon bukur 2 mbrojtës të Lushnjës, por në momentin e fundit nxitohet duke gjuajtur jashtë kuadratit.

56′ Kukësi kryen zëvendësimin e parë, largohet Imami në fushë Albi Alla.

52′ Rustem Hoxha provon nga një goditje dënimi, por gjuajtja e mbrojtësit përfundon në duart e portierit Spaho

47′ GOOOL Kukësi 1-1. Rumbullaku nga e majta jep një asist për Bakajn, i cili i vetëm pranë pikës së penalltisë, nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë. 

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Lushnja 0-1.

45′ Gjyqtari i katërt Andi Koçi akordon 1 minutë shtesë.

40′ Kukësi i afrohet ndjeshëm golit të barazimit me Shametin pas harkimit nga një goditje dënimi. Mbrojtësi nuk ka mundur të kordinohet i vetëm brenda zonës, pas topi të përplasur në tokë.

30′ Një rast i diskutueshëm për moviolë. Ethemi rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin nuk kemi të bëjmë me faull.

29′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Kukësin, Guri depërton bukur nga e djathta dhe hedh një top në qendër për Bakajn, por sulmuesi me portë të boshatisur nuk arrin të devijojë topin.

28′ Rumbullaku provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi devijohet nga Alushi me kokë, i përplaset para duarve Spahos dhe përfundon jashtë kuadratit. Me fat skuadra mike.

27′ Kristi Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

24′ Një tjetër mundësi për Lushnjën me anë të Pepës, por gjuajtja e sulmuesit u devijua nga portieri Koliçi në goditje nga këndi.

15′ Kukësi përpiqet që të reagojë pas pësimit të golit, teksa Shameti godet brenda zonës, por portieri Spaho tregohet i vëmendshëm.

12′ GOOOL Lushnja 0-1. Meto kroson nga goditja e dënimit, topi shkon tek qendermbrojtësi Prenç, i cili me një prekje të lehtë dërgon topin në rrjetë. 

3′ Kukësi jep sinjalin e parë me Elis Bakajn, por gjuajtja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Spahos.

1′ Ka nisur takimi.

Kukësi-Lushnja 1-3

Bakaj 47′ / Prençi 12′, Sefa 66′, 82′

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ethemi, Imami (Alla 56′), Musolli, Bakaj, Guri, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç
Lushnja: 
Spaho, Meto, Prençi, Marku, Mone, Pepa, Gava, Papa, Alushi, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Gjyqtar: Klodian Shahini

KV: Bakaj / Marku, Canka, Gava, Papa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"