Kukësi kampion i dimrit, Gavazaj bën batutë: Gjici është i paparashikueshëm, meritojmë shpërblim po morëm 6 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 23:15

Kukësi kampion i dimrit, Gavazaj bën batutë: Gjici është i paparashikueshëm, meritojmë shpërblim po morëm 6 pikë

Sulmuesi i Kukësit Enis Gavazaj beson se skuadra duhet të shpërblehet financiarisht nëse merr 6 pikë në dy takimet e fundit të vitit 2019 në kampionat.
kukesiiiii
I ftuar te “Rubrika Sportive”, futbollisti i skuadrës verilindore bëri humor duke thënë se presidenti i Kukësit Gjici është i paparashikueshëm në vendimet e tij.

‘’Presidenti është i paparashikueshëm. Nëse marrim 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, e meritojmë të marrim shpërblim.

Duhet të futemi me mendjen e ndarë në dy takimet e fundit për të marrë 6 pikë, pastaj të shkojmë mendjen e qetë në pushime e ta mbyllim si kampionë të dimrit.  Të vemi të qetë dhe të shfrytëzojmë fazën përgatitore në Antalia”, u shpreh Gavazaj.

Pas eksperiencës në Rusi dhe Bjellorusi, Gavazaj po rifiton formën e tij te Kukësi duke formuar një treshe të fortë sulmi me Vasil Shkurtajn dhe Kristal Abazajn. Me 6 pikë në dy javët e fundit, Kukësi ka marrë kreun e klasifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"