“Kukësi ishte shansi i jetës për mua”, sulmuesi brazilian rrëfen aventurën në tokën shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2022 | 21:31

“Kukësi ishte shansi i jetës për mua”, sulmuesi brazilian rrëfen aventurën në tokën shqiptare

Lukas Rangel shënoi vetëm një gol me fanellën e Kukësit në sezonin historik 2016-2017, por me 18 ndeshje të luajtura, sigurisht që dha edhe ai një kontribut për fitimin e titullit kampion.

lukas rangel

Mirëpo, karriera e brazilianit që erdhi 21 vjeç te Kukësi dhe sot është 27 vjeç, ka qenë mjaft e mirë së fundmi, teksa është aktivizuar në klube të njohura në Austri, Finlandë, Turqi, Ukrainë dhe së fundmi Azerbajxhan. Rangel është shfaqur si golashënues në Superligën ukrainase me Vorskla Polltavën, ku realizoi katër herë në 12 ndeshje të këtij sezoni. Mirëpo, më pas plasi lufta në Ukrainë dhe braziliani u largua.

Lukas Rangel

“Ishte një kohë e tmerrshme, veçanërisht për ne të huajt. Qyteti i parë që u sulmua ishte rreth një orë e gjysmë larg vendit ku unë banoja”, rrëfen Rangel në një prononcim për mediat braziliane. Në vitin 2016 ai shkeli për herë të parë në Europë, pikërisht kur Kukësi u interesua për ta afruar. Sulmuesi nuk dinte asgjë për Shqipërinë dhe përveç portugalishtes, nuk fliste asnjë gjuhë tjetër. “Të them të drejtën, nuk e kisha idenë se ekzistonte Shqipëria.

1497042985

Por, unë e pashë atë si një shans të vetëm që të jepet një herë në jetë për të hapur dyert e Europës për mua”, tregon braziliani, i cili aktualisht është pjesë e ekipit Azer Sabah, ku në shtatë ndeshje ka shënuar dy gola.

“Në jetë duhet të përballesh me gjithçka, por lojtarët brazilianë duhet të vijnë në Europë pa frikë, pasi nuk do të pendohen më pas. Kam përjetuar përvoja të veçanta dhe të paharrueshme në secilin prej shteteve ku kam qenë. Për shembull, në Finlandë kam duruar temperatura që shkonin deri në minus 30 gradë celsius. Pastaj shkova në Ukrainë, por ndodhi ajo që nuk pritej dhe ne brazilianët nuk kishim zgjidhje tjetër, veçse të largoheshim sa më parë.

Ka qenë një aventurë treditore për mua që të dilja nga kufiri ukrainas dhe të shkoja në Poloni. Kam folur me shumë kolegë të mi që kanë luajtur në Ukrainë dhe askush nuk dëshiron të kthehet”, rrëfen Rangel, i cili luajti për herë të parë në një skuadër në Europë, pikërisht me Kukësin në sezonin 2016-2017.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"