Kukësi i pastër nga hetimet për manipulim rezultati, Prokuroria e Insbrukut mbyll hetimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 16:34

Kukësi i pastër nga hetimet për manipulim rezultati, Prokuroria e Insbrukut mbyll hetimet

Është mbyllur përfundimisht, hetimi i nisur gjatë verës së kaluar, nga Prokuroria e Isnobrukut, përsa i përket dyshimeve për trukim për ekipin e Kukësit. Hetimet nisën pas miqësores së humbur, 6-0, përballë Dinamos së Moskës.

Kukesi ne Austri

Lajmi është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi i Kukësit, që ka marrë një raport të detajuar për 11 lojtarët dhe drejtuesit e ekipit që u morën në pyetje pas miqësore së humbur. Kukësi nuk del i përfshirë në manipulim apo paracaktim rezultati.

kukesi viene

Kukësi akuzon prokurorët dhe ekspertët e policisë kriminale në Vienë, se kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjesëtarët e ekipit. Nga klubi verilindor, pretendojnë se në fakt, kjo padi është bërë nga kundërshtarët e Kukësit, për të njollosur emrin e klubit, ndërkohë që shprehen se do të kërkojnë dëmshpërblim moral e material për ata që hedhin baltë mbi emrin e Kukësit. Më poshtë, edhe njoftimi i plotë i zyrës për shtyp.

prokuroria e vienes

FK KUKËSI, nuk është përfshirë në asnjë manipulim, apo aferë korruptive në paravendosjen , apo trukimin e ndeshjeve miqësore gjatë fazës përgatitore  në verën e këtij viti në Austri, ku ka qëndruar nga data  23 qershor deri më 13 korrik.

Ky përfundim vjen dhe pas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Innsbruckut në Austri. Zyra e Prokurorit Publik dhe Prokurori

Mag. Florian Oberofer, dhe avokatët, kanë sjellë pranë zyrës juridike të klubit gjithë rapoprtin e detajuar për 11 lojtarët dhe 2 drejtuesit e ekipit , që u morën në pyetje në rajonin e policisë pranë “ Hotel Butique Hein”, ku ekipi kishte mbërritur pas 6 orëve udhëtim me autobus nga Salzburgu.

Pasi kanë marrë në pyetje pjesëtarët e ekipit dhe u janë marrë dhe telefonët, ku ekspërtët e policisë kanë bërë hetimet e duhura në raport thuhet qartë se Protokollet ne Zyrën Federale të Policisë Kriminale , nuk vërtetojnë  manipulimi të qëllimshëm  lojës dhe rëzultatit të saj.

Hetimi u ngrit në bazë të një padie që bëri kompania e basteve ”Sportradar “, në ndeshjen miqësore ndaj  Dinamos së Moskës, luajtur  në Jenbach, më 4 korrik 2017, ku rusët fituan  6 me 0.

Kjo vërteton katërcipërisht ato cafrë ka bërë në fakt klubi ynë gjatë përfaqësimeve në ndeshjet jashtë dhe brenda , ku ka qenë model i lojës së nderëshme dhe i fair – paly.Theksojmë se dhe në një ndeshje më parë kompania tjetër “Federbet”, hodhi në media dyshime, por që më pas kërkoi ndjesë.

Duhtë veçuar dhe një fakt jetër se prokurorirët dhe ekspërtët e policisë kriminale  në Vienë , kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjesëtarët e ekipit tonë, për mëse 8 orë të qëndrimit në polici dhe marrjes në pyetje. Ky presion i paparë dhe i paargumentuar u bë pikërisht 2 ditë para ndeshjes në Champion Leagu me Sherif Tiraspol në Moldavi.

Lojtarët nuk u lanë as të futen në dhoma për të lënë bagazhet dhe as për të pirë ujë , por u morën direkt nga autobusi në polici.Ne mendojmë se qëllimisht u bë kjo padi dhe nga kundërshtarë tanë me qëllim njollosjen e emrit të mirë që Kukësi ka në Shqipëri dhe Europe.Ne falederojmë gjithë ata që na besuan dhe besojnë tek loja jonë, duke mos harruar dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit, Ambasadorit tonë në Vienë, dhe profesionalizmin e avokatëve të çështjes.Kukësi do të vijojën rrugën e ndershme në futboll dhe në nxjerrjen në dritë të vërtetave dhe në rrugë logjore do kërkojë dëmshpërblim moral dhe material për ata që hedhin baltë mbi djersën dhe mundin tonë.

Për këtë çështje ka shkruar dhe portali austriak kurier.at, ku ndër të tjera shkruan:

Lojë e dyshimtë e futbollit: Dyshimi i manipulimit nuk është konfirmuar

Si dyshohet kampioni shqiptar FK Kukësi

Pas prezantimit të raportit përfundimtar të BKA, zyra e prokurorit publik në Insbruk mbylli procedurat.

Rrallë hërë ka ndodhur që një ndeshje miqësore  ka arritur të marrë kaq  shumë vëmendje si ndeshjen e futbollit të Kampionit të  Shqiptare FK  Kukësit kundër Dinamo Moskë më 4 korrik në Tirol. Rrezultati i lartë dhe ndërrimet gjatë ndeshjes bën të hidhen hije dyshimi. Tani hetimi i përpiktë i Policisë Federale Kriminale (BKA) dhe prokurori në Insbruk kanë përfunduar. “Të gjitha hetimet janë vendosur”, thotë avokati Klaus Ainedter i cili përfaqëson lojtarët shqiptarë dhe klubin e tyre.

“Pretendimet përfundimisht kanë provuar të jenë plotësisht të pabaza.”  “Një manipulim i qëllimshëm i lojës subjekt ose vendosja e basteve nga i akuzuari nuk mund të përcaktohej në bazë të provave të paraqitura nuk ka asnjë arsye reale për ndjekje të mëtejshme”. Dy ditë më parë, hetuesit e BKA-së kishin dorëzuar raportin e tyre përfundimtar tek autoriteti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"