Kukësi i pafat në Austri, shpreson në takimin e kthimit (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 14, 2016 | 22:55

Kukësi i pafat në Austri, shpreson në takimin e kthimit (VIDEO)

UPDAET/ Austria e Vjenës fitoi takimin e parë ndaj Kukësit. Ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Europës përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit në stadiumin “Ernst Hapel”.

13600010_1050221595074768_4954648025140101219_n

Austriakët udhëhoqën takimin që nga minuta e 23′ e pjesës së parë me anë të Pires. Por verilindorët kishin një mundësi të artë në minutën e fundit, kur pas një shpërqëndrimi në zonën kundërshtare, Emini humbi rastin e artë duke goditur shtyllën.

Edhe pse rezultati favorizon austriakët, Kukësi shpreson për një përmbysje në takimin e kthimit.

Untitled-25

Pjesa e parë
Austria e Vjenës e mbylli në avantazh të një goli pjesën e parë ndaj Kukësit. Vendasit kontrolluan lojën duke u shfaqur më të rrezikshëm para portë së Koliqit. Pas disa aksioneve të njëpasnjëshme, vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 24’-t me anë të Pires.

Austriakët zhvilluan një lojë më të mirë se verilindorët, duke dominuar takimin deri në 35′ minutat e para.

Kukësi reagoi në minutat e fundit duke tentuar edhe portën me anë të Latifit në minutën e 37′. Latifi kreu një gjuajtje qendrore nga jashtë zonës së rreptësisë, por topi u ndal nga portieri kundërshtar.

Për këtë sfidë Kukësi huazoi 3 lojtarë nga Skënderbeu. Liridon Latifi, Sabjen Lilaj dhe japonezi Masato Fukui iu bashkuan kuksianëve në këtë sfidë.

Kukësi vjen në këtë sfidë pas kualifikimit për në turin e parë ndaj Rudarit. Verilindorët shihen si jo favorit në këtë sfidë jo vetëm pse luajnë në transfertë, por edhe sipas vlerësimeve të bera nga kompatinë e basteve. Suksesi i skuadrës austriake vlerësohet me koeficientin 1.2, barazimi 5.5, ndërsa fitorja e Kukësit është 10.

Untitled-3

Ekipet ne fushe, Austria e Vjenes dhe Kukesi

Rezultati final:
Austria e Vjenës – Kukësi 1 – 0
Gol: Pires 23′ 

MINUTAT LIVE’:

90+1′ Çfarë rasti humbet Kukësi. Guri godet një top në zonë, bllokohet. Topi përfundon në këmbët e Musollit që gjuan drejt portës, por pret portieri vendas. Topi mbetet në zonë dhe devijohet te Emini që gjuan, por sfera prek shtyllën.

90′ Tre minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

87′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhe për një faull teknik në mesfushë.

83′ Martshinko ndëshkohet me karton të verdhë, ndërhyrje e gabuar ndaj Dvornekoviç në mesfushë.

81′ Zëvendësimi i tretë për Likën. Del Fukui, në vend të tij kroati Dvornekoviç.

76′ Fukui ka një rast të shkëlyqer, kontrollon një top nga krahu i djathtë, futet në zonë dhe godet, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

73′ Vjen zëvendësimi i dytë i Likës. Emini merr vendin e Kariokës.

72′ Reagon Kukësi, Latifi niset në sulm, mban topin dhe godet nga jashtë zonës, por pret portieri vendas.

71′ Tjetër pritje e mirë e Koliqit. Venuto godet nga e majta, por Koliqi e çon topin në goditje nga këndi.

70′ Lika kryen zëvendësimin e parë. Guri futet në vend të Rangel.

66′ Goditje këndi në favor të skuadrës së Kukësit. Përsëri Latifi që harkon një top në duart e portierit kundërshtar.

64′ Tjetër dalje e Koliqit. Një aksion i nisur nga krahu i djathtë harkon një top në zonën e verilindorëve, por Koliqi del i sigurt duke larguar rrezikun.

62′ Kukësi mbetet në sulm. Latifi ekzekuton një tjetër goditje këndi, por topi devijohet nga mbrojtësit austriakë.

61′ Latifi kryen një goditje të ulët, topi ndalet në murin mbrojtës. Kukësi humb një rast të mirë për të barazuar rezultatin.

60′ Fukui fiton një rivënie anësorë në gjysmëfushën e austriakëve. Topi harkohet për Lilajn që fiton një goditje dënimi pranë portës kundërshtare.

56′ Pires kryen një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, topi devijohet nga një mbrojtës i Kukësit, pa probleme për portierin Koliqi.

54′ Latifi futet në zonë, ka përballë tij tre futbollistë, godet, por topi devijohet te futbollistës e Austrias së Vjenës.

51′ Goditje dënimi për austriakët. Gjuan kapiteni Holskauer, por jashtë kuadradit.

47′ Latifi ekzekuton një goditje dënimi. Harkon në zonë, por topi përfundon drejtpërdrejt në duart e portierit të Austias së Vjenës.

46′ Topin e parë e luajnë vendasit.

46′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Edhe Latifi ndëshkohet me karton të verdhë, ndërhyrje e gabuar në mesfushë.

43′ Vjen ndëshkimi i parë. Rokpulen merr karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rangel.

40′ Mici kroson në zonë, ndërhyn Filipoviç. Lojtarët e Kukësit hapin topin në krahun e djathtë. Por largojnç vendasit.

38′ Verilindorët nisin një aksion nga e djathta. Hallaçi harkon në zonë, por largojnë vendasit. Topi mbetet sëri nën kontrollin e lojtarëve të Kukësit që e çojnë topin mbrapa.

37′ Reagon Kukësi. Latifi driblon dy mbrojtës jashtë zonës, godet, por pret portieri vendas.

34′ Fukui jep një top të gjatë për Rangel që niset në kundërsulm, por nuk arrinë ta kontrollojë sferën që përfundon në duart e portierit kundërshtar.

32′ Tjetër dalje e Koliqit në qendër të zonës që tregohet më i shpejtë se kundërshtarët.

Gool! 23‘ Një vendosje e gabuar e mbrojtjes së Kukësit nxjerr të zbuluar numrin tetë, Kajote duke pasuar në zonë për Pires, që nuk fal para Koliqit.

22′ Tjetër goditje nga këndi për austriakët. Filipoviç vjen nga qendra e mbrojtjes, godet, por topi jashtë jashtë kuadratit.

17′ Tjetër pritje e Koliqit. Pires got me të djathtën, por ndal gjithçka portieri i Kukësit. Vendasit rrisin presionin e lojës në minutat e para të pjesës së parë.

16′ Pritje fantastike e Enea Koliqit. Srugelasën kryen një goditje qëndrore nga jashtë zonës, por grushton Koliqi.

12′ Futbollistët e Kukësit fitojnë një goditje dënimi pranë zonës kundërshtare. Mici harkon një top shumë të lartë në zonë.

09′ Tjetër rast i mirë për vendasit që nisin një kundërsulm të shpejtë me anë të Pires. Koliqi del nga zona e tij duke e larguar topin jashtë lojës.
08′ Futbollistët austriakë nisin një aksion nga krahu i djathtë, harkojnë një top në zonë, largojnë verilindorët.

04′ Një goditje dënimi për vendasit, topi në zonë, por Filipoviç e çon topin jashtë kuadradit.

02′ Verilindorët fitojnë goditjen e parë nga këndi, një top i lartë në zonë, pa rrezik për vendasit.

01’ Topin e parë e luajnë futbollistët e Kukësit.

Formacionet zyrtare:
Austria e Vjenës: Hadzikic, Filipovic, Kayode, Venuto, Serbest, Prokop, Stryger Larsen, Holzhauser, Martshinko, Rotpuller, Felipe Pires.
Trajner: Torshten Finks

Kukësi: Koliqi, Shameti, Lilaj, Mici, Jean Karioka, Hallaçi, Latifi, Rangel, Musolli, Malota, Fukui.
Trajner: Lika






www.minuta90.com