Kukësi i dha duart si dështim në janar, mesfushori firmos në kampionatin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 19:31

Kukësi i dha duart si dështim në janar, mesfushori firmos në kampionatin turk

Kukësi i këtij sezoni ka lënë shumë për të dëshiruar, pasojë edhe e ndryshimeve të shumta që bëri klubi në përbërjen e skuadrës, si në verë, ashtu edhe në janar. Lojtarët e afruar me bujë nuk bënë diferencën dhe klubi ndërpreu marrëveshjet me ta.

GIASI

Një prej tyre ishte edhe mesfushori i afruar me shumë bujë, Edvin Giasi. Lojtari i cili kishte bërë karrierë në Holandë, teksa kishte luajtur edhe me klube me emër në Bullgari, Turqi apo Izrael, nuk ia doli të bënte diferencën në mesfushën e verilindorëve, duke e mbyllur eksperiencën e tij në Superiore me vetëm 10 ndeshje të luajtura.

Ai u la lojtar i lirë nga verilindorët në janar, por nuk kishte firmosur për asnjë klub tjetër deri tani. Ai do të vazhdojë karrierën e tij përsëri në futbollin turk. Mediat turke kanë bërë të ditur se Giasi ka firmosur me klubin e Karsiaka, që luan në kategorinë e katërt turke.

edwin-gyasi-miracle-karsiyaka-icin-geldi

Një start i ri për mesfushorin, që kërkon të kthehet përsëri në formën më të mirë para se të tentojë një tjetër eksperiencë në nivelet më të larta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"