Kukësi i dënuar për fitore, Gega bën terapi… psikologjike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 9:29

Kukësi i dënuar për fitore, Gega bën terapi… psikologjike

Kukësi ka bërë startin më negativ në dy javët e para, e kapi rekordin e 7 viteve më parë, 4 gola të pësuar dhe 0 pikë, por drejtuesit e Kukësit janë të bindur që situata do të rikthehet në favor të tyre. Kukësi do të ndeshet me Besën e Kavajës ditën e sotme dhe kalimi më tej i turit as nuk diskutohet.

Gega

Trajneri Gega ka motivuar ekipin duke punuar shumë në aspektin psikologjik. Kështu me fitoren ndaj Besës ekipi do të nisë përgatitjet për Teutën, tek e cila është vëmendja më tepër, pasi ky do të jetë testi i vërtetë për të provuar ekipin, nëse funksionon apo jo. Pritet që ditën e sotme tekniku Gega të provojë disa lojtarë nga minuta e parë si Zenel Gavazaj dhe Ymerin, i cili u aktivizua edhe ndaj Partizanit.

Gavazaj ka pasur probleme dëmtimi dhe ka vuajtur pasojat e dëmtimit, i cili e ka lënë mbrapa në aspektin fizik, por me kalimin e kohës sulmuesi po e merr veten dhe ingranimi i tij në njëmbëdhjetëshe është i padiskutueshëm. Drejtuesit teknik ua kanë bërë të ditur futbollistëve se tashmë çdo gjë matet me performancën në fushë. Natyrisht, që duke parë rezultatet dhe atë çka pritet lojtarët kanë premtuar kthesën.

Kukësi është skuadra që ka ndryshuar më shumë gjatë merkatos së verës, ku ndryshimi në stafin teknik ku drejtimi iu besua trajnerit Skënder Gega, u pasua me 30 lëvizje lojtarësh, 16 në hyrje dhe 16 në dalje.

Formacioni i mundshem

Kështu që Kukësi është bërë nga e para dhe këto ndryshime të shumta kanë dhënë ndikimin e tyre që në fillimin e kampionatit, por duke parë kualitetet që ekipi ka në përbërje pritet ndryshim. Për të arritur ndryshimin e situatës në favor, drejtuesit kanë mbyllur çdo kanal komunikimi me ekipin, duke qëndruar në heshtje për shtyp.

DREJTUESIT – Presidenti Safet Gjici ka qenë shumë i zhgënjyer me ekipin dhe e ka bërë publik mendimin e tij nëpërmjet gazetës. Ai ka bërë një mbledhje me stafin. Në të kanë marrë pjesë drejtuesit kryesorë të ekipit, ku drejtori Nderim Nexhipi dhe trajneri Skënder Gega dhanë opinionet e tyre për startin e dobët të Kukësit në dy javët e para.

Takimi ka qenë me tone të ulëta, pa dyshim që presidenti Gjici ka shprehur hapur zhgënjimin për këto dy humbje ndaj rivalëve direkt, e ka kërkuar të dijë çfarë po ndodh me skuadrën, pse kanë ardhur këto rezultate. Tashmë ai pret kthesën, qoftë në Kupë dhe kampionat.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"