Kukësi i bën ofertë Cetkoviçit, pritet përgjigjja e fantazistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2016 | 16:27

Kukësi i bën ofertë Cetkoviçit, pritet përgjigjja e fantazistit

Kukësi e mbylli sezo nin e fundit si fituese e Kupës së Shqipërisë, trofeu i parë në historinë e klubit verilindor. cetkovicPas mbylljes së sezonit, në radhët e Kukësit ka vijuar fushata e largimeve.

Deri tani u kanë shkëputur kontratën plot pesë lojtarëve si Mijatoviç, Uilliams, Birungueta, Lima, Felipe Hereida. Këta futbollistë nuk kanë pasur hapësirë në ekip gjatë edicionit të fundit, kështu që nga java që vjen largimet e tyre priten të bëhen zyrtare edhe nga klubi. Me shumë mundësi, nuk priten largime të tjera, por drejtuesit kanë premtuar se Kukësi do të ndërmarrë një fushatë të fortë përforcimesh.

Presidenti Gjici një ditë më parë pohoi për “Panorama Sport” se Kukësi do lojtarë të mëdhenj europianë dhe të Kombëtares shqiptare. Gjithsesi, nuk përjashtohen mundësitë për të afruar lojtarë cilësorë nga kampionati shqiptar.

Gazeta zbulon se drejtuesit e klubit të Kukësit kanë pasur një takim me fantazistin e ekipit të Laçit, Marko Cetkoviç, dhe menaxherin e tij. Drejtuesit e klubit kuksian i kanë bërë ofertë konkrete lojtarit malazez dhe shpresojnë që ai të veshë fanellën e Kukësit për sezonin e ri. Bisedimet mes palëve po vazhdojnë në mënyrë intensive, ndërsa vetë drejtues të Kukësit bëjnë me dije se janë shumë pranë marrëveshjes, pavarësisht se Cetkoviç dhe menaxheri i tij po shqyrtojnë ofertën. Por, nga ana tjetër, Kukësi nuk do ta ketë të lehtë që ta fitojë këtë betejë me organizatorin e skuadrës së Laçit, pasi duhet të thyejë konkurrencën e Skënderbeut dhe Partizanit, klube që janë të interesuara për 29-vjeçarin.

Burime pranë klubit verilindor bëjnë me dije se Kukësi i ka ofruar një kontratë 2- vjeçare Cetkoviçit me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër. Gjatë bisedimeve janë diskutuar edhe detajet financiare, por për momentin ato nuk bëhen të ditura se sa është shuma që Kukësi i ofron malazezit. Nga java që vjen, kuksianët presin një përgjigje nga lojtari.

Përgatiti: SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"