Kukësi i afrohet Tiranës, Shehi: Nuk ka gjithmonë ‘fushë me lule’, duhet të mësojmë të vuajmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 19:30

Kukësi i afrohet Tiranës, Shehi: Nuk ka gjithmonë ‘fushë me lule’, duhet të mësojmë të vuajmë

Trajneri i Kukësit Orges Shehi pranoi se nuk ndihet 100% i kënaqur pas fitores së vështirë kundër Bylisit 1-0 në “Elbasan Arena”.
bandicam 2020-06-28 19-25-36-328
Për “Supersport”, tekniku durrsak u shpreh se ekipi duhet të mësojë të vuajë për të siguruar pikët.

“Jemi në situatë që na duhen pikët. Duhej të bënim më mirë. Duhet të dimë dhe të vuajmë. Nuk ka gjëra ‘fushë me lule’. Të shohim kundërshtarët.

Unë mendoj që presioni i rezultatit na bën të mos gabojmë më. Jemi 9 pikë larg. Nuk mund të humbasim më. Shfrytëzuam kundërsulmin, sepse Bylisi është skuadër agresive. Dhe menduam t’i kapnim në befasi me kundërsulme.

Në tërësi, nuk jam i kënaqur. Obanori na ka krijuar shumë probleme mbrapa, nuk është aq e thjeshtë. U bëmë me 5 mbrojtësa pas. E kemi zgjidhur mirë me topat e gjatë.

Patjetër që është e vëhsitrë. Jemi ekip sulmues, por duhet të fokusohemi te mbrojtja. Është si llampa e kuqe, jeshile. Duhet të bazohemi te grupi. Pastaj, të shikojmë cilësitë individuale”, deklaroi trajneri i Kukësit Orges Shehi pas fitores 1-0 ndaj Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"