Kukësi godet në merkato, akord me futbollistin e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 23:41

Kukësi godet në merkato, akord me futbollistin e Kombëtares shqiptare

Kukësi “blinon” mbrojtjen në prag të sezonit të ri, i cili momentalisht është bojkotuar deri në një afat të pacaktuar në shenjë proteste ndaj qeverisë, e cila nuk i ka përfillur kërkesat e klubeve shqiptare për ligjin e sportit.

Demiri

Pas Kenan Horiç, verilindorët kanë arritur akordin paraprak me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Besir Demiri. Gazeta mëson se marrëveshja pritet të mbyllet përfundimisht ditën e nesërme, teksa bëhet fjalë për një kontratë 1 vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

64749576_866822786987171_6388359292650520576_n

26-vjeçari pritet të rritë ndjeshëm cilësitë në ekipin e Kukësit, teksa ka një CV mjaft të kënaqshme. Në të kaluarën Demiri ka qenë pjesë e Shkupit, Shkëndijës dhe Vardarit në kampionatin maqedonas, ku ka qenë një nga mbrojtësit më të dalluar në sezone 2014-2018, për të kaluar më pas te Marilupo në Ukrainë, ku u aktivizua 33 takime në elitën e futbollit ukrainas. Së fundmi mbrojtësi shqiptar, ka qenë pjesë e Zlinës në Sllovaki, ku u aktivizua 21 takime dhe realizoi 2 gola.

Demiri

Demiri bëri bujë 2 vite më parë, ku vendosi të braktiste Maqedoninë, për t’u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare. Me aktivizimin në Kategorinë Superiore, 26-vjeçari pritet të rifitojë vendin në ekipin kombëtar shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"