Kukësi fuqishëm në merkato, projekton dy binjakë për mbrojtjen (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 9:40

Kukësi fuqishëm në merkato, projekton dy binjakë për mbrojtjen (Video)

Kukësi zhvilloi një merkato të fu qishme këtë verë, por duke u krahasuar me futbollistët që iu larguan, emrat që u afruan ishin të sfumuar përpara kampionëve që ikën. U larguan pesë ndër yjet e ekipit që u shpall kampion si Pero Pejiç, Izair Emini, Zhan Karioka, Matija Dvornekoviç dhe Nijas Lena.

Kukesi

Largime që lanë shumë boshllëqe te verilindorët. Ndërsa u afruan lojtarë cilësorë si Elis Bakaj, Rauf Alijev, Milosh Krkotiç, Ndriçim Shtubina, Rustem Hoxha, Bujar Idrizi, Stivi Frashëri, mbas debatit publik për çështjen e kontratave u rikonfirmuan Alla e Koliçi por, prapë, as këto nuk mjaftuan, pasi Kukësi aktualisht ndodhet në kuotat më të ulëta historike, në 14 javë ka grumbulluar vetëm 22 pikë dhe ndodhet në vend të katërt të renditjes, me 9 pikë larg kreut.

Situatë që me të drejtë ka alarmuar dhe vetë presidentin Gjici, i cili e ka vënë theksin te merkatoja ashtu si dhe trajneri Milinkoviç që ka qenë në qendër të kritikave. Milinkoviç është rikonfirmuar dhe i është lënë dorë e lirë për të bërë merkaton, por natyrisht me pëlqimin e presidentit Gjici, pasi është ai që vendos në lidhje me buxhetin apo kërkesat financiare që kanë lojtarët.

Kukesi

Gjici kërkon që të kthejë Kukësin shumë të fortë. Për këtë ka vënë në punë shumë hallka në klub dhe menaxherë të njohur në botën e sportit, të cilëve iu ka kërkuar që të propozojnë lojtarë te Kukësi, e pastaj stafi i tij dhe ai vetë të vendosin nëse bëjnë apo jo për Kukësin.

Afrimet – Aktualisht në provë te Kukësi edhe këtë javë është mesfushori serb, Filip Osman, i cili me shumë gjasa do të jetë futbollist i Kukësit, pasi deri tani gazeta mëson se ai është pëlqyer dhe pritet “OK”-i përfundimtar nga trajneri Milinkoviç. I besuari i presidentit Ivan Gvozdenoviç po studion alternativa dhe është në bisedime konkrete me disa lojtarë në Serbi, por emrat e tyre mbeten të fshehtë për shkak konkurrence.

Filip Osman

Sakaq, drejtuesit e klubit kanë çuar emisarë dhe në tregun grek, ku po studiohen disa lojtarë me origjinë shqiptare, por dhe disa emra brazilianë, kujtojmë që nga kampionatet helenë Kukësi ka marrë lojtarë që sot janë kryesorë në ekip, si Koliçi, Kale, Alla, Rrumbullaku etj.

Vëllezërit Jakovljeviç – Duke parë ecurinë e dobët në kampionat, drejtuesit po mendojnë seriozisht për merkaton. Sipas burimeve në klub, drejtuesit do të bëjnë të paktën 4-5 përforcime, mbrojtës të djathtë ose edhe qendre, mesfushor të djathtë të mirëfilltë, mesfushor qendre dhe sulmues qendre.

Ivan Jakovljevic

Emri i parë që verilindorët u interesuan është mbrojtësi serb i lindur në Prishtinë, Ivan Jakovljeviç i Flamurtarit. Mbrojtësi 28-vjeçar është polivalent, luan si mbrojtës qendre dhe i djathtë dhe eksperienca që ka krijuar në kampionatin shqiptar u pëlqen verilindorëve. Duke qenë se shtatlartit i përfundon kontrata në janar, pala kuksiane beson te ky transferim.

Mekanizma te Kukësi po punojnë për t’i rrëmbyer Flamurtarit mbrojtësin, por duke parë ecurinë e vlonjatëve, por dhe aspektin financiar të mirë, vështirë se do lërë këdo lojtar të largohet pa dëshirën e vet.

“Binjakët” – Por, verilindorët janë të fiksuar te një mbrojtës dhe gazeta zbulon ekskluzivisht se drejtuesit e Kukësit, me dëshirën e trajnerit Milinkoviç, po bisedojnë me vëllanë binjak të Jakovleviçit të Vlorës, Slobodan Jakovleviç, i cili ka lindur me 26 maj të vitit 1989. Gjithashtu, ai bën të njëjtin rol në fushë, mbrojtës i djathtë dhe qendre si binjaku i tij te Flamurtari. Slobodan Jakovleviç luan si titullar i padiskutueshëm në radhët e Zrinjskit, ekipi që lufton për titullin kampion në Bosnje Hercegovinë.

Jakojlevic

Palët janë në bisedime, por gazeta mëson se mbrojtësi shtatlartë ka kërkuar një rrogë të majme, gjë që nuk i ka pëlqyer shumë presidentit Gjici dhe përkohësisht pala verilindore po peshon kërkesën e lojtarit me ofertën e tyre.

Por, çdo gjë mund të ndodhë. Kreu i klubit të Kukësit ka treguar me vepra se kur dikë e do me patjetër në skuadër, nuk mendon për çështjen e parave. Gjithçka mbetet e hapur.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"