Kukësi fuqishëm në merkato, hedh sytë nga ylli i Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 11:31

Kukësi fuqishëm në merkato, hedh sytë nga ylli i Flamurtarit

Sulmuesi brazilian i Flamurtarit, Danilo Alvesh, është në fokusin e shumë skuadrave të Kategorisë Superiore dhe së fundmi kampionët e Kukësit kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij në merkaton e janarit.

alvesh

Por, deri më tani nuk ka mbërritur një ofertë konkretenë drejtim të Klubit të Futbollit Flamurtari. Kontrata e brazilianit me klubin vlonjat përfundon në fund të sezonit, pra, në verën e vitit 2018, por marrëdhëniet mund të shkëputen në muajin janar.

Firmosja së fundmi me dy sulmues, të cilët do të jenë në janar gati për Flamurtarin, serbi Igor Nedeljkovic dhe shqiptari nga Maqedonia, Muarem Muarem, zbehin ndjeshëm pozitat e sulmuesit Alvesh, i cili mund të përfundojë edhe në stol. Por lojtari duket se nuk është plotësisht në planet e trajnerit Duro, i cili kërkon më shumë nga ky lojtar. Në këto kushte, shitja e Alveshit në muajin janar duket se është më e mundshme.

mersini alvesh

Kjo ka sjellë edhe lëvizjen e klubeve. Kukësi duket se në ditët në vazhdim do të ketë një kontakt me drejtues të klubit vlonjat për të gjetur një marrëveshje për futbollistin. Por në fakt, kampionët nuk janë të vetmit që interesohen për sulmuesin.

Braziliani pëlqehet edhe nga Skënderbeu. Por, se kush do ta fitojë garën deri në fund, është administratori Idrizi që do ta vendosë në bazë të ofertës që do të kenë klubet për të marrë shërbimet e Alveshit në pjesën e mbetur të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"