Kukësi fundos Flamurtarin, vlonjatët rrezikojnë mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2016 | 20:45

Kukësi fundos Flamurtarin, vlonjatët rrezikojnë mbijetesën

Kukësi vijon ecurinë e rezultateve pozitive në Superligë duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve, në vendin e tretë. Fitorja e arritur mbrëmjen e së premtes ndaj Flamuratrit me rezultatin 0-1 në Vlorë, i shkëput ata me dy pikë nga ndjekësit më të afërt Teutën (53 pikë).

Untitled-15Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Dvornekoviç në minutën e 57’. Me këtë rezultat vlonjatët rrezikojnë rënien nga kategoria. Aktualisht, Flamurtari ndodhet në kuotën e 28 pikëve, me pikë të barabarta me Bylisin e vendit të parafundit, të cilët luajnë nesër (të shtunën) ndaj kryesuesve të Skënderbeut.

Pas kalimit në avantazh, Kukësi administroi rezultatin duke kërkuar edhe golin e sigurisë. Flamurtari krijoi më shumë raste në minutat e para të pjesën e parë me anë të Alvesh dhe Hoxhës, por pa konkretizuar para portës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Halilaj, Krasniqi, Pashaj, Lakoste, Idrizaj, Lushtaku, Nikolini, Telushi, Hoxha, Da Silva, Alvesh.
Trajner: Zekerija Ramadani

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Malota, Mici, Birungueta, Karioka, Ferraj, Nika, Emini, Dvornekoviç.
Trajner: Hasan Lika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"