Kukësi fitoi Superkupën, Gjici: Ja cilët janë rivalët tanë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2016 | 22:20

Kukësi fitoi Superkupën, Gjici: Ja cilët janë rivalët tanë në kampionat

Kukësi mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-3 në finalen e Superkupës së Shqipërisë, por për presidentin e verilindorëve, Safet Gjicin, korçarët do të vijojnë të jenë rivalët kryesorë në luftën për titull në kampionat.

14068123_860497250748036_6139913168043011964_nDuke folur pas ngritjes së trofeut, Gjici falënderoi lojtarët dhe stafin teknik, duke thënë se kjo fitore është një ogur i mirë për një tjetër sukses në Kategorinë Superiore.

“Konkurrenca mes nesh do të vazhdojë deri në fund. Por kush fiton edhe guxon. Besoj se është një ogur i mirë. Ne kemi e kemi shtruar tashmë rrugë. Falënderoj stafin teknik dhe lojtarët”,- tha ia për mikrofonin e “Tvsh”.

I pyetur se cilët janë rivalët e Kukësit në kampionat, Gjici shtoi përveç Skënderbeut edhe Partizanin e Tiranën.

“Unë nuk përjashtoj askënd. Por shoh Skënderbeun sepse ka vite që e ka krijuar epërsinë e tij. Këtu nuk nënvlerësoj as Partizanin, por edhe Tiranën dhe ekipet e tjera”,-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"