Kukësi, firmosin 3 lojtarë të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2013 | 13:57

Kukësi, firmosin 3 lojtarë të huaj

KukesiEmra të frikshëm për Kukësin e ri, që merr edhe më tepër formë si skuadër pretendente për trofe, jo sit ë ishte debutuese në Superiore. Skuadra verilindore konsolidon grupin me tri përforcime në merkaton e janarit, teksa ndryshimet prekin vetëm sulmin. Në ambientet e klubit verior, presidenti Safet Gjici prezantoi tri blerjet e reja. Prandelli dhe Inzaghi janë dy të rinjtë, që bashkohen me blutë e qytetit verior. Italiani është aktivizuar me belgët e divizionit të dytë CS Vise, ndërsa 28-vjeçari Dionixhio Inzagi transferohet në Kategorinë Superiore pas aventurës në Portugali me Desportivo Chaves. Blerja e tretë e kuksianëve, Serxhio Abdurahmani, i rritur në fidanishten e AEK-ut të Selanikut, është shpresa më e madhe për të ardhmen e klubit. Tre emra që pritet të rrisin konkurrencën në sulm, ashtu siç e pranon edhe presidenti Gjici. Nga ana tjetër, drejtori teknik i klubit, Sulejman Starova, pasi u uroi mirëseardhjen tre të rinjve, konfirmoi objektivat e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"