Kukësi eliminoi Besën, Mërgjyshi i kënaqur: Kategoria e Parë është histori tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 16:55

Kukësi eliminoi Besën, Mërgjyshi i kënaqur: Kategoria e Parë është histori tjetër

Artan Mërgjyshi debutoi me humbje në pankinën e Besës, që u eliminua nga Kukësi në Kupë, por ai ka mbetur i kënaqur me skuadrën.

mergjyshi

“E kisha thënë edhe para ndeshjes, që ne do të provonim shanset tona, edhe pse favorit ishte Kukësi. Falë kualiteteve që ka, arriti ta kthente rezultatin. Gjithsesi, në këtë ndeshje të parë që unë drejtoj Besën, jam deri diku i kënaqur.

Kemi shumë punë për të rregulluar sa i përket objektivit që kemi, sepse tjetër histori është kampionati i Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje na shërbeu për të rritur moralin dhe entuziazmin në skuadër. Ekipi tregoi që ka karakter dhe gjendje fizike të mirë. Duhet të punojmë për detajet. Kemi cilësi në skuadër, por duhet t’u marrim maksimumin lojtarëve që kemi”, deklaroi Mërgjyshi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"