Kukësi eliminohet nga Kupa, Longo: Një nga ndeshjet më të mira, të vazhdojmë kështu. Me Tiranën do të jetë ndeshje e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 17:47

Kukësi eliminohet nga Kupa, Longo: Një nga ndeshjet më të mira, të vazhdojmë kështu. Me Tiranën do të jetë ndeshje e madhe

Kukësi i ka dhënë sot lamtumirën Kupës së Shqipërisë pasi fitorja 1-0 me Egnatian nuk mjaftoi për të kaluar turin. Por lamtumira para kohe nga një prej objektivave të sezonit, duket se nuk shqetëson trajnerin Diego Longo, i cili është shprehur entuziast për mënyrën se si ekipi ka luajtur ndaj rrogozhinasve.

DIEGO LONGO

Në një postim në rrjetet sociale, Longo është shprehur se pret që skuadra të vazhdojë në këtë rrugë, ndërsa premtoi një ndeshje të madhe ndaj Tiranës të hënën.

“Një nga ndeshjet më të mira të luajtura, edhe pse fitorja nuk mjaftoi për të kaluar turin.

Mëkat për ndeshjen e parë, por me të vërtetë një ndeshje e mirë.

85% mbajtje topi, një shtyllë, shumë raste të qarta dhe një gol i anuluar në fund.

Duhet të vazhdojmë kështu.

Nëse ndokush nuk e kupton, më vjen keq për të, por është një problem i tiji.

Tani të mendojmë të rikuperojmë dhe menjëherë mendjen te Tirana.

Të hënën do të jetë një ndeshje e madhe”, shkruan Longo në statusin e tij në rrjetet sociale.

longo

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"