“Kukësi ekipi më i mirë në Shqipëri”, Safet Gjici: Kemi çaluar tek “timonieri”, shpresoj që Shehi t’i kaloj trajnerit portier të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:50

“Kukësi ekipi më i mirë në Shqipëri”, Safet Gjici: Kemi çaluar tek “timonieri”, shpresoj që Shehi t’i kaloj trajnerit portier të Tiranës

Edhe pse diferenca me kryesuesit e Tiranës, është 9 pikë, te Kukësi janë optimistë dhe besojnë te lufta deri në javën e fundit për titullin kampion.

Safet Gjici

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim për “RTSH Sport”, deklaroi se ekipi i tij është më i miri në Shqipëri në letër, por kreu i verilinsorëve, ia vuri fajin trajnerëvë për këtë diferencë pikësh. Ai shpreson  që Orges Shehi të ketë fatin e Emanuel Egobosë, me qenë se të dy kanë qenë portierë në të kaluarën.

“Ne kemi bindje dhe shpresa që do të rivalizojmë deri në fund për titullin kampion. Futbollistët janë përgatitur mirë dhë më japin informacion që janë gati për të filluar kampionati në 3 nëse jepet “OK”-i nga qeveria. Ka mundësi që edhe mund të shtyhet. Tirana është e shkëputur 9 pikë, që janë dhë nuk janë shumë.

Të gjithë e dinë, që nga objektivi ne nuk heqim dorë deri në fund. Ekipi i Kukësit në fakt ka qenë më i miri në Shqipëri në letër. Kemi lojtarët më të paguar në Shqipri. Klubi ka qenë shumë korrekt, por ka çaluar tek drejtimi te “timonieri”, që ka qenë trajneri trajneri. Tani shpresojmë se ky trajneri portier që kemi tia kaloj atij trajnerit portier të Tiranës”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"