“Kukësi ekip i mirë, por ne jemi më lart”, flet Edi Martini: Teuta, do gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 16:37

“Kukësi ekip i mirë, por ne jemi më lart”, flet Edi Martini: Teuta, do gjysmëfinalen e Kupës

Ditën e nesërme, Teuta do të luajë ndaj Kukësit, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Edi-Martini

Teuta në këtë ndeshje vjen si fituesja e Kupës së sezonit të kaluar, teksa do kërkojë kalimin për në raundin tjetër.

Para sfidës së nesërme ka folur dhe trajneri durrsakëve, Edi Martini, i cili analizoi ekipin e tij dhe shprehu superioritet ndaj ekipit të Kukësit teksa thotë qe janë të bindur për kalimin e turit.

Barazimi në kampionat: “Në ndeshjen me Kastriotin kemi nxjerrë mësimet e duhura. Ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar me patjetër, ndoshta e ‘fituam’ pak para kohe. Kjo ndeshje duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet e bëra”.

Ndeshja: ”Kukësi është ekip mjaft i mirë, por po të na krahasosh ne me ata, jemi më lart. Në dy ndeshje me ta kemi barazuar këtë sezon dhe kemi fituar një herë në fushën e tyre. Kemi qenë superiorë dhe na kanë barazuar në fund”.

Mungesat: “Skuadra është në rregull, djemtë janë mirë, përveç Grudës që nuk do jetë pjesë e ekipit, të tjerët janë gati. Këtë sezon kemi objektiv Kupën dhe kampionatin. Deri tani jemi në rrugën e duhur pavarësisht barazimit të fundit”.

Objektivi: “Edhe në Kupë kemi ecuri të mirë, duam gjysmëfinalen sepse është në objektivat tona. Kemi bërë një grup që të përballojë edhe Kupën, edhe kampionatin, kështu që nuk i ndaj Kupën apo kampionatin, megjithëse po të lija njërën për tjetrën do doja kampionatin. Jemi ekip që bëjmë lojën tonë dhe nuk presim asnjë veprim tjetër jashtë fushës. Ndeshjeve po i vjen fundi, ka nisur numërimi mbrapsht dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Partizani është rival direkt, por më parë kemi ndeshjen e nesërme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"