Kukësi e largoi pak ditë më parë, futbollisti firmos në kampionatin portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2023 | 10:14

Kukësi e largoi pak ditë më parë, futbollisti firmos në kampionatin portugez

Kukësi ka bërë një mini-revolucion në ditët e fundit të vitit 2022, duke i dhënë lamtumirën disa futbollistëve të cilët nuk kishin bindur verilindorët në pjesën e parë të sezonit edhe pse kishin luajtur me rregullsi. Një prej tyre ishte edhe qendërmbrojtësi 29-vjeçar portugez Tiago Ferreira.

322499726_1148088709149380_2425859500699961537_n

Ai ishte një nga lojtarët që luajti më rregullisht për Kukësin, me 13 ndeshje si titullar, teksa shënoi edhe një gol gjatë eksperiencës së tij në Shqipëri. Por pas mbylljes së ndeshjeve të javës së 15-të të Superiores, lojtari ishte mes atyre me të cilët Kukësi ndërpreu kontratën, për t’u kthyer në vendlindje.

322515034_692185732346079_5962543248466245274_n

Nuk ka vonuar shumë dhe Tiago Ferreira ka gjetur një klub të ri. Ai ka firmosur me DC Trofense në kategorinë e dytë në Portugali, duke nënshkruar deri në qershorin e vitit 2024 me këtë klub, teksa është prezantuar si një blerje shumë cilësore nga kjo skuadër në ditët e fundit të vitit 2022.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"