“Kukësi e ka problemin në sulm”, flet Mirel Josa: Kastrioti i vështirë, duhet të shënojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 12:25

“Kukësi e ka problemin në sulm”, flet Mirel Josa: Kastrioti i vështirë, duhet të shënojmë…

Kukësi përballet me Kastriotin ditën e nesërme, në një ndeshje ku verilindorët do të kërkojnë të kthehen me çdo kusht te fitorja, pas momentit të vështirë që po kalojnë. Në prag të sfidës së nesërme, para mediave ka folur trajneri i Kukësit, Mirel Josa, i cili është shprehur se skuadra e tij duhet të shënojë, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë.

Mirel Josa Kukesi

“Kemi pasur shumë humbje gjatë rrugës, qoftë për prestigjin e skuadrës, por edhe për renditjen. Duhet t’i shikojmë ndeshjet me kë luajmë dhe kë kemi përballë.

Kastrioti është një skuadrës shumë e fortë., ka karakter, e ka treguar edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket ndeshjes.

Ne duhet të lirohemi psikologjiksihst sa i përket minutës sesi skuadra del në sulm, te zona e kundërshtarit. Në sulm nuk e kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin. U duk edhe ndaj Skënderbeut kjo, në pjesën e parë kishim 5 raste për të shënuar dhe të kalonim në avantazh. Në futboll duhet të jesh sa më efikas ë mënyrë që edhe loja të marrë pozitivisht për ty.”, tha Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"