Kukësi e dënoi me gjobë, trajneri Gjoka i injoron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 18:19

Kukësi e dënoi me gjobë, trajneri Gjoka i injoron

Pas lajmit se klubi i Kukësit kishte gjobitur ish-trajnerin Ernest Gjoka dhe ndihmësit e tij në lidhje me moskthimin e bazës materiale pas largimit, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

gjoka

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Gjoka ka thënë se nuk ka kohë që të merret me këto gjëra. “Janë detaje të pavlera. Nuk kam kohë që të merrem me këto”, ishin fjalët e trajnerit, i cili arriti të nxirrte skuadrën e Kukësit kampione për herë të parë në histori.

Mësohet se gjoba që trajneri ka marrë ishte në masën e një rroge mujore dhe është depozituar edhe në FSHF nga ana e drejtuesve të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"